Beteja politike online, Rama ironizon Bashën me deklaratën e presidentes së KE

Read Time:43 Second

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me liderin e opozitës, Lulzim Bashën.

Rama ka publikuar mesazhin e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila thotë se ndjen keqardhje për vendimin e samitit, për mos hapjen e negociatave.

Presidentja e KE deklaron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe e meritonin hapjen e negociatave, e nga ana tjetër Basha fajëson qeverinë.

Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, –thuhet në qëndrimin e zyrtares së KE.

Rama duke shigjetuar kryedemokratin Basha ka postuar edhe një qëndrim të këtij të fundit, ku ai shkruan se: “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Kemi filluar të shpërndajmë ftesat”, Duka flet për stadiumin e ri
Next post Mesazhi, Bashkëpunimi Polici-Komunitet, garanton më shumë siguri.