Home Aktualitet E rëndë në Pogradec, 46-vjeçarja humb jetën në banesë, sapo kishte dalë nga spitali

E rëndë në Pogradec, 46-vjeçarja humb jetën në banesë, sapo kishte dalë nga spitali

nga Editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një grua ka vdekur në banesë, menjëherë sapo kishte dalë nga spitali.

Gruaja, 46-vjeç, kishte marrë mjekim në spital, ndërkohë që nuk dihet ende sëmundja nga e cila vuante. Kanë nisur hetimet nëse kemi të bëjmë me një neglizhencë nga ana e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:40, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, në banesë, ka gjetur vdekjen, shtetasja A. H., 46 vjeçe, e cila më parë ishte paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe pasi kishte marrë ndihmën mjekësore, ishte larguar për në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Lajme te ngjashme