Home Aktualitet Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura

Shifra të frikshme/ 3212 aksidente nga janari deri në nëntor të këtij viti, 165 jetë të humbura

nga Editor

Aksidentet rrugore janë shndërruar një tjetër vrasës i shqiptarëve, të cilët për shkak të shpejtësisë së madhe, mos respektimit të rregullave të qarkullimit kanë shkaktuar 165 humbje jete gjatë vitit 2021. Autoambulancat e qendrës kombëtare të urgjencave, të cilat shkojnë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, raportojnë në kohë reale për numrin e aksidenteve, i cili mbetet i lartë.

“Nga janari deri në fund të nëntorit janë 3212 aksidente, përfshire edhe ato me motor dhe mjete të rënda”, thotë Skender Brataj.

Por një tjetër problem është ndihma e shpejtë që nuk dimë ta japim, pasi për të ndihmuar të aksidentuarit nxitojmë që t’i trasportojmë ata menjëherë, por në fakt më shume i dëmtojmë, pasi një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë paralizë të të aksidentuarve.

Ndaj Brataj njofton se në Urgjencën Kombëtare vijojnë trajnimet e të gjithë personelit dhe grupeve që japin ndihmën e shpejtë, të cilët janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme./ TCH/

Lajme te ngjashme