Home Aktualitet Edith Harxhi zbulon se çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor në ”Air Albania”: Gjithçka do të kalojë përmes votës së delegatëve

Edith Harxhi zbulon se çfarë do të ndodhë më 11 dhjetor në ”Air Albania”: Gjithçka do të kalojë përmes votës së delegatëve

nga Editor

Edith Harxhi, ish-kandidate për kryetare e PD, jep detaje se çfarë do të ndodhë këtë të shtunë në stadiumin ”Air Albania”, ku Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ajo thotë se hapi i parë është largimi i Lulzim Bashës, të hapet mundësia e një këshilli drejtues në PD dhe kryerja e zgjedhjeve të ardhshme.

”Aty do të paraqitet një statut i ri, i cili do të diskutohet. Më pas, në bazë të komenteve, sugjerimeve, që do të kenë delegatët, do të kalojë statuti për votim. Ndryshimet statutore janë bërë në një kohë shumë të shpejtë dhe nuk mund të kalojnë pa u diskutuar.

Janë dy dokumente. I pari është statuti, i cili konsiston në kthimin e institucionit të votës në PD, një kufizim të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Gjithçka do të kalojë përmes votës së delegatëve. Do të vendoset referendumi, e drejta për referendum dhe legalizimi i fraksioneve në parti. Të gjithë këto ndryshime mbështeten në një program të ri të PD, konservator.

Hapi i parë është largimi i Lulzim Bashës, të hapim mundësinë e një këshilli drejtues në PD dhe kryerja e zgjedhjeve të ardhshme. Zgjedhjet e ardhme duhet të fillojnë nga poshtë lartë dhe jo nga lartë poshtë. Unë mendoj se kemi shansin për të bërë të mundur që zgjedhjet të jenë të merituara dhe të fillojnë nga baza e lartë. Ne do të jemi në ballë të punës”, zbuloi Harxhi në[ ”A2cnn”.

Lajme te ngjashme