Home Aktualitet Kulluri: PD pas 11 dhjetorit do të dalë nga kriza e rëndë ku ka hyrë

Kulluri: PD pas 11 dhjetorit do të dalë nga kriza e rëndë ku ka hyrë

nga Editor

Sipas demokratit Edvin Kuluri Partia Demokratike ka qenë gjithmonë në cikël krizash e suksesesh.

I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kulluri u shpreh se pas 11 dhjetorit, kuvendit të thirrur nga Sali Berisha PD duhet të dalë nga kolapsi që e ka përfshirë vitet e fundit. Ai gjithashtu theksoi se kjo që po ndodh sot më e rëndë se në ‘97-ën.

“Këtë pyetje ma kanë bërë shumë njerëz. Po e shpall kandidaturën duke hequr dorë nga pasionet e mia. Politika nuk është thjeshtë çështje karriere, kam duruar shumë këto 5 vite. Siç më kanë kërkuar falje me mijëra demokratë. PD ka qenë gjithmonë cikël krizash dhe suksesesh. Kjo na bën të reflektojmë.

Deri në datë 11 dhjetor të gjithë janë në një mendje se PD duhet të dalë nga ky kolaps i viteve të fundit. Nuk kam kandiduar për të hequr dorë nga liritë e mia për tu rritur në karrierë, këtë e kam arritur. Kur të kalojnë emocionet e 11 njerëzit do fillojnë të gjykojnë. Unë do marr një rezultat dinjitoz edhe pse kam hyrë për të fituar. Kjo që po ndodh sot është më e rëndë se në 1997-ën”, tha Kulluri.

Lajme te ngjashme