Meta takon Zv/Presidentin e JICA, z.Junichi Yamada: Inkurajoj investitorët japonezë të vijnë në Shqipëri

Read Time:30 Second

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Japoni, zhvilloi sot një takim me Zëvendës Presidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), z.Junichi Yamada.

Presidenti Meta vlerësoi asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet JICA, me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit shprehu nevojën e rritjes së programeve dhe projekteve të JICA në Shqipëri në bujqësi, arsim, turizëm dhe infrastrukturën urbane, duke i konsideruar ato si pararojë të investimeve të rëndësishme japoneze në ekonominë e vendit tonë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Aksioni opozitar, Shehi: Gati platforma me 9 pika, po se morën parasysh flasim ndryshe
Next post Vjedhja e Kepit të Rodonit dhe sulmet kundër franceskanëve