Home Politike Vuçiç nuk e fsheh: Kam frikë, Albin Kurti tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi

Vuçiç nuk e fsheh: Kam frikë, Albin Kurti tri herë më i vështirë se Haradinaj e Thaçi

nga Editor

Teksa ka folur për ardhjen në pushtet të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe mundësinë për heqjen e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit, Vuçiç ka thënë se duhet të pritet për të parë se çfarë do të mund të bëhet.“Nëse Kurti dëshiron të rirregulloj diçka, atëherë le të shohim se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Vuçiç për “Derstandard”, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa teksa ka komentuar ardhjen e Kurtit në pushtet dhe mundësinë e rinisjes së dialogut, Vuçiç ka thënë se ndjehet i frikësuar me një zhvillim të tillë dhe ndikimin që mund të ketë në dialog, pasi që sipas tij, deklaratat e fundit të bëra nga kreu i VV’së “janë tri herë më të këqija sesa të Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit”.

“Kam frikë për ndikimin (që mund të ketë në dialog). Ditët e fundit, deklaratat e tyre publike kanë qenë tri herë më të këqija se deklaratat e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!