Home Aktualitet Po transportohej nga spitali drejt burgut, vetëvritet shqiptari brenda furgonit të policisë greke

Po transportohej nga spitali drejt burgut, vetëvritet shqiptari brenda furgonit të policisë greke

nga Editor

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i burgosur shqiptar në Greqi. Ngjarja ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut të Malandrinos.

38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, vari veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit që në rrethet e policisë greke quhet “Kluva”.

Ai ishte transportuar në spital pasi kishte paraqitur probleme shëndetësore. Shqiptari vuante dënim për vepra të ndryshme penale. Kane nisur hetimet në lidhje me zbardhjet e ngjarjes.L

Lajme te ngjashme