Home Aktualitet Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Delegatët e Beratit, Dimalit dhe Poliçanit publikojnë emrat

Kuvendi i 11 Dhjetorit/ Delegatët e Beratit, Dimalit dhe Poliçanit publikojnë emrat

nga Editor

Degë të tjera të PD-së kanë shpallur sot publikisht emrat e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Në orën 12.00 ka qenë e para, dega e PD-së së Beratit që ka lexuar emrat dhe më pas kanë vijuar degët e Kamzës dhe të Njësisë 2 dhe Dajt të Tiranës. Këto të fundit kanë dalë përpara selisë së PD-së për të bërë transparencën.

Po sot, pritet publikimi edhe nga delegatët e Kuçovës.

Deri më sot janë shpallur haptazi emrat e më shumë se 2100 firmëtarëve nga e gjithë Shqipëria për në Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe procesi po vijon pa u ndalur.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsyrimedia%2Fvideos%2F585424622559231%2F&show_text=true&width=560&t=0

Lajme te ngjashme