Home Aktualitet Kuvendi i 11 dhjetorit, mandatet me kod sigurie!

Kuvendi i 11 dhjetorit, mandatet me kod sigurie!

nga Editor

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD i kërkuar nga delegatët, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e mandateve të delegatëve.

Vihet re një kujdes i madh mbi legjitimimin e procesit, ato përmbajnë emër, atësi mbiemër dhe postin në organigramën e degës së qytetit përkatës. Sipas informacioneve, i mandatuari, delegati, paraqet dhe ID për konfirmim.

Çdo mandat është elektronik, me një barcode identifikues. Kjo është hera e parë në historikun e PD që mandatet janë me elementë sigurie. Kujtojmë se në kuvendin e fundit delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga PD, siç janë shprehur shumë delegatë.( në foto një mandat i degës PD, Durrës )

Lajme te ngjashme