Home Aktualitet Reforma që çakordoi sistemin, Gjykatat në kolaps, qytetarët presin deri në 3 vjet për një vendim civil në Apel

Reforma që çakordoi sistemin, Gjykatat në kolaps, qytetarët presin deri në 3 vjet për një vendim civil në Apel

nga Editor

Kryetari i gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha ka ngritur sërish shqetësimin për numrin e madh të cështjeve që kanë mbetur stok për shkak edhe të shkarkimeve nga reforma në drejtësi.

Sipas Vjerdhës çështjet civile si në Gjykatën e Shkodrës, Durrësit apo Tiranës shqyrtohen në një hark kohor prej tri vitesh për shkak të mbingarkesës

Ai shtoi së përparësi i jepet më shumë cështjeve penale të cilat përfundohen brenda afateve ligjore.

Nëse jeni vetëm avokatë penalistë jeni me fat se çështjet tuaja gjykohen brenda afateve ligjore qoftë për të pandehurit, qoftë për të pandehurit e arrestuar. Por sa i takon çështjeve civile kemi problem, vonesa. Në gjykatën e Apelit Shkodër pritet 3 vjet. Po kështu më shumë në Durrës e në gjykatën e Apelit Tiranë.”

Deklarata u bë një një takim të thirrur nga shoqata e avokatëve penalistë me temë drejtësinë penale në shqipëri.

Me propozimin e fundit të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja për hartën e rë gjyqsorë nga 6 gjykata Apelit, që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë, dhe po mendohen shkrirja e gjykatës së Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

Lajme te ngjashme