Home Aktualitet Alarm në Indonezi, riaktivizohet “Semeru”, re të mëdha të hirit vullkanik mbulojnë ishullin Java, panik te banorët

Alarm në Indonezi, riaktivizohet “Semeru”, re të mëdha të hirit vullkanik mbulojnë ishullin Java, panik te banorët

nga Editor

Riaktivizimi i vullkanit ‘Semeru’ ka vënë në alarm banorët e ishullit Java në Indonezi. Hiri i dalë nga maja e malit mbuloi pjesën më të madhe të ishullit, ndërkohë linjat ajrore janë paralajmëruar të bëjnë kujdes pasi trafiku ajror përballet me retë vullkanike që shkojnë deri në 15.000 metra lartësi.

Retë e mëdha të hirit vullkanik kanë shkaktuar panik te banorët në ishullin Java te Indonezisë. Vullkani ne malin Semeru u riaktivizua këtë të shtunë. Autoritetet nuk kane raportuar për viktima por situata mbetet shqetësuese dhe shume persona janë evakuuar.

Hiri i dale nga maja e malit mbuloi gjithë jug-perëndimin e ishullit. Ndërkohë linjat ajrore janë paralajmëruar te bëjnë kujdes pasi trafiku përballet me retë vullkanike që shkojnë deri në 15.000 metra lartësi.

Alarm në Indonezi, riaktivizohet “Semeru”, re të

Meteorologet vëzhguan se shtëllunga ishte më e lartë se sa lartësia e fluturimit të shumicës së avionëve dhe kjo do të bëjë që ata të kalojnë në afërsi do të devijojnë.

Mali ‘Semeru’ ngrihet 3,676 metra mbi nivelin e detit. Ai ka shpërthyer një vit më parë dhe është ndër 130 vullkanet më aktivë të vendit. Indonezia ndodhet në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, ku pllakat kontinentale takohen duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik dhe sizmik.

Alarm në Indonezi, riaktivizohet “Semeru”, re të

Lajme te ngjashme