Home Aktualitet ‘Halli i madh’ i Berishës dhe Luli që ja kaloi Kinës

‘Halli i madh’ i Berishës dhe Luli që ja kaloi Kinës

nga Editor

Ditët e fundit mes demokratëve por edhe në studio televizive, kanë nisur diskutimet se ku do të mbahen punimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur me firmat e 4200 delegatëve në 11 dhjetor. Padyshim ajo që bie në sy në gjihë këtë diskutim është fryrja e Kuvendit Kombëtar nga ana e Bashës me aq shumë delegatë sa nuk i gjen as në Kinë, që ka gati 1 miliardë e gjysëm banorë.

Një Kuvend i një parti në Shqipëri, që numëron gjithsej si shtet 2 milionë e 840 mijë banorë, nuk mund të mbajë më shumë se 100 deri në 100 delegatë. Vetëm Basha me idetë e tij brilante mund të mendonte që të krijojnte një Kuvend me 7600 delegatë. Kjo sa për ti thënë demorkatëve që ju bëra me funksion në parti, në kushtet e humbjeve të njëpasnjëshme që i ka siguruar me sukses PD-së në gjithë këto vite.

E tani që po afron data e Kuvendit, edhe vetë Sali Berisha që është iniciatori i 11 dhjetorit, është në hall të madh me shifrat e ekzagjeruara të Bashës. Të imagjinosh të mbledhësh bashkë 5 mijë apo edhe më shumë delegatë në një sallë në Shqipëri është thuajse e pamundur. Pasi nuk kemi të bëjmë me një miting apo protestë por me një Kuvend të një partie, ku do diskutohet me pas do votohet një statut i ri. Vetëm një dështak politik si Basha mund të prodhonte një Kuvend me 7600 delegatë. Dhe një variant që po mendohet është stadium kombëtar “Air Albania”, por gjithccka do të varet nga kushtet e motit.

Berisha këtë temë e preku edhe sot në Bilisht ku mbajti Foltoren me demokratët e zonës.  “Në datën 11 demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas saj ditën e madhe të protestës kombëtare në të cilën do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Në 11 dhjetor ne së bashku do të votojmë një statut në të cilën kemi qëllimin madhor rikthimin e lirisë së munguar, votën e lirë, poshtetin tuaj në PD. Lulzim Basha shkatërroi strukturat e kësaj partie. Ku do të mblidhemi ne 7600 veta? Partia kryesore e Gjermanise e ka Kuvendin me 930 delegate. Peng Basha e beri Kuvendin me 7600 delegate. I vetmi vend ku mund të mblidhemi për të treguar se jemi seriozë me numrin e të gjitha, është stadiumi ‘Air Albania’, por për motin nuk e dimë”, tha Berisha.

Lajme te ngjashme