Home Politike Zbardhet debati në Kryesinë e PS. Çfarë i thanë Ramës Majko e Xhafaj

Zbardhet debati në Kryesinë e PS. Çfarë i thanë Ramës Majko e Xhafaj

nga Editor

“Gazeta Panorama” shkruan sot se dje në mbledhjen e Kryesisë, ministri Pandeli Majko dhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet kryeministrin Rama, kur i kërkuan që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me mos hapjen e negociatave.

Majko i ka drejtuar kritika dhe ministrit të Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

“Genci nuk duhet të bënte atë deklaratë, sipas të cilit, “unë (ai) dhe Kryeministri Rama nuk kemi premtuar hapjen e negociatave”, ka thënë Makjo.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.

“Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon”, është shprehur ai më tej.

“Në Maqedoni ka pasur premtime se nëse nuk hapen negociatat do të japin dorëheqjen, prandaj përgjegjësia e autoriteteve është krejtësisht e tyre. Unë nuk e di nëse unë apo kryeministri Rama, apo ndonjë anëtar tjëtër i qeverisë, ka premtuar se negociatat do të hapen, ne kemi thënë se jemi zotuar që do të bëjmë përpjekje, por jo se do të jepet përfundimisht rezultati i pritur”, është shprehur Cakaj në një konferencë për gazetarët, një ditë pas vendimit të Këshillit Europian.

Ishte ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj sipas Panoramës, ai që ka kërkuar daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!