Home Politike Ambasada e SHBA: Dako, Doshi e Llalla nuk do marrin kurrë vizë, janë të korruptuar

Ambasada e SHBA: Dako, Doshi e Llalla nuk do marrin kurrë vizë, janë të korruptuar

nga Albina Hoxhaj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një status në faqen zyrtare ku shkruan se disa figura të njohura politike nuk do të mund të hyjnë asnjëherë në SHBA.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpejguar sot se çfarë është neni 7031 (c), që ndalon zyrtarët e vendeve të huaja për të mos udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara.

Në një video shpjeguese ambasada bën me dije se zyrtarët që nuk lejohen të udhëtojnë në SHBA, janë të përfshirë në korrupsion dhe në këtë mënyrë veprohet dhe me familjarët e tyre.

Ambasada ka përmendur me emër, Vangjush Dakon, Adriatik Llallën dhe Tom Doshin si të përfshirë në korrupsion dhe janë shpallur “non grata” nga SHBA. Më tej shtohet se raste të tjera do të publikohen në të ardhmen emra të tjerë.

🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të…

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Tuesday, October 22, 2019

Statusi i plotë:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin#NdalKorrupsionit

Lajme te ngjashme