Home Aktualitet Vasili publikon pamjet e përmbytjeve: Kryeministri ekziston vetëm kur duhen zhvatur koncesione

Vasili publikon pamjet e përmbytjeve: Kryeministri ekziston vetëm kur duhen zhvatur koncesione

nga Editor

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar disa pamje nga përmbytjet në vend, ndërsa thotë se kryeministri nuk ka asnjë reagim për këtë situatë.

Sipas tij vendi është pa kryeministër, ndërsa shqiptarët janë në mëshirë të fatit.

Vasili shkruan se “Rama ekziston vetëm kur duhen zhvatur koncesione dhe tendera qindra milion euro, aty i vjen zeri aty i shpërthen arroganca, histeria dhe demagogjia”

Numri dy i LSI thote se Rama ekziston vetëm kur duhen zhvatur koncesione dhe tendera qindra milion euro.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Ku eshte fshehur Kryeministri??

Vendi ne gjendje te veshtire nga moti.

Kryeministri nuk e hap gojen per kete, zaten si gjithmone.

Do te thote qe s’kemi fare kryeminister.

Poston kryeministri mesazhe romantike te nje njeriu ne qejfin e tij, te cilit Shqiperia nuk i intereson fare, pastaj leshon te njejtin muhabet dhe lan duart : ” keshtu ndodh ne gjithe boten”.

Shqiptaret jane gjithmone vetem ne ditet e hallit, se kryeministri nuk ekziston.

Ai ekziston vetem kur duhen zhvatur koncesione dhe tendera qindra milion euro, aty i vjen zeri aty i shperthen arroganca, histeteria dhe demagogjia

Fotot flasin vete.

Lajme te ngjashme