Gjendet një trup i pajetë i hedhur në një gropë, policia jep detaje: Ja kujt i përket

Read Time:44 Second

Policia e Kosovës ka thënë se trupi i pajetë që u gjet sot në Gadime dyshohet se është i 23-vjecarit, Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tregon se trupi i pajetë u gjet në një gropë para një ore.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Hoxha për Express.

Ai tutje tregon se ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje.

“Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale për personin e raportuar te zhdukur me datën 14 tetor. Kane qene informacionet e qytetareve ato qe kane ndihmuar policinë te gjejnë vendndodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rriten financimet nga buxheti për koncesionin e rrugës së Kombit, 5.6 mln euro vetëm për 2019, shumica për defektet e kontratës
Next post Financial Times: Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik!