Home Aktualitet Edvin Kristaq Koleka rikthen në skenë veprat e terrorit psikologjik të luftës së klasave!

Edvin Kristaq Koleka rikthen në skenë veprat e terrorit psikologjik të luftës së klasave!

nga Editor

Nga Sali Berisha/

Të dashur miq, në kuadrin e rehabilitimit të trashëgimisë letrare terroriste të lufës së klasave, Edvin Kristaq Koleka ka urdhëruar vendosjen në skenën e Theatrit të njërës prej veprave më terroriste të luftës së klasave “Prefekti”. Në këtë vepër autori me shpatën e luftës së klasave sulmon egërsisht me emra real burra, gra dhe fëmijë të familjes së nderuar të Qazim Mulletit, anëtaret e të cilës krahas burgjeve dhe kampeve të përqendrimit të diktaturës hoxhiste u përballën me terrorin psikologjik të propagandës puniste të rregjimit si personazhe të një pamfleti çnjerëzor.

Pseudovepra “Prefekti” është modeli i kolaboracionizmit ekstrem të pseudoshkrimtarëve përsekutor të cilet si kriminelë të vërtet shndërruan krijimet e tyre në instrumente të persekutimit e torturave psikologjike, në hanxhar të vertetë të luftës së klasave. Vendosja në skenë e kësaj vepre të zezë me urdhër të Edvin Kristaq Kolekës është një fyrje e rëndë për ndërgjegjen qytetare e njerzore të shqiptarëve, është shkelmimi mbi vuajtjet, sakrificat, martirizinin e elitës së kombit dhe dhjetra mijra qytetarve shqiptarë që për vlerat e larta njerzore dhe hyjnore përjetuan kalvarin e egër komunist, është cinizëm ekstrem, akt çnjerëzor, dhunim flagrant i të drejtave të njeriut dhe hyjnizim i kasaphanës së luftës së klasave në plojën e të cilës kryexhelati Enver Hoxha mori dhjetra mijra jetë të pafajshme.

Duke shprehur solidaritetin tim të plotë pasardhësve të familjes së nderuar Mulleti ju bëj thirrje artistëve në emër të dinjitetit njerëzor, të drejtave të njeriut të heqin dorë nga interpretimi i roleve të një vepre që u përdor si armë e partisë për të terrorizuar anëtarë të një familje të nderuar dhe elitë e kombit. Unë gjithashtu dënoj me ashpërsinë më të madhe si një akt klasist, të turpshëm dhe çnjerëzor rikthimin në skenë të Prefektit të luftës së egër të klasave të diktaturës hoxhiste nga bastardi i bllokmenëve hoxhist, Edvin Kristaq Koleka. sb

Image

Lajme te ngjashme