Home Aktualitet Media amerikane: Ndikimi i Soros në administratën e Biden alarmon Kongresin e SHBA

Media amerikane: Ndikimi i Soros në administratën e Biden alarmon Kongresin e SHBA

nga Editor

Republikani Lee Zeldin kërkon përgjigje për lidhjet e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken me miliarderin e majtë, Soros

Pyetjet kanë filluar të shtohen në Kongres mbi raportet e fundit që zbulojnë ndikimin e George Soros në administratën e demokratit Joe Biden, shkruan ‘Neon Nettle’.

Siç është raportua edhe më parë, Sekretari i Shtetit i Biden, Anthony Blinken ka lidhje të thella familjare me miliarderin e majtë Soros. Lidhjet u zbuluan nga gazetari Matt Palumbo në librin e tij: “Njeriu prapa perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros”.

Sipas Palumbo, marrëdhënia ka të ngjarë të fuqizojë Sorosin që të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi administratën e Biden dhe politikën e Departamentit të Shtetit.

Gjetjet në këtë hulumtim kanë ngritur shqetësime të mëdha në Kongres. Pas zbulimeve, kongresmeni i New York, republikani Lee Zeldin ka kërkuar për herë të tretë fakte nga Sekretari Blinken në lidhje me sanksionet e Departamentit të Shtetit kundër ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha njihet si një kritik i zëshëm i George Soros si dhe e ka akuzuar publikisht miliarderin e majtë në shumë raste, sipas Palumbo.

Blinken, ka të ngjarë jo rastësisht, ka lidhje të ngushta familjare me Soros.

Këto lidhje me Soros ngritën disa ‘flamuj të kuq’ kur Blinken sanksionoi Berishën në muajin maj të këtij viti.

Lidhur me pyetjen e tij për ndonjë informacion mbi “korrupsionin domethënës” të pretenduar nga Blinken ndaj Berishës, Zeldin shkroi më 24 nëntor: “Kanë kaluar 5 muaj që kur kam bërë kërkesën e cila është në thelb më shumë se koha e mjaftueshme për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate.

Kjo është tani kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës, me Sekretarin Blinken gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.

Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrje për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigjen ndaj pyetjeve të mia.

Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të kongresit për transparencë”.

Republikani Zeldin iu referua lidhjes së Soros kur fillimisht mori në pyetje Blinken gjatë takimit të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në qershor. Kongresmeni kërkoi përgjigje se si sanksionet drastike erdhën “me sa duket nga askundi”. “Ai dihej gjithashtu se ishte një kundërshtar agresiv i George Soros“, tha Zeldin.

Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komisionin në këtë kohë për të justifikuar këtë veprim dramatik”?

Në përgjigje të pyetjes Blinken mohoi të kishte ndonjë komunikim me Soros. Megjithatë, ai tha se nuk mund të flasë për askënd tjetër në Departamentin e Shtetit të Biden. Kur u vu nën presion mbi provat për korrupsion, Blinken pretendoi se ishin ndjekur të gjitha protokollet e duhura.

Megjithatë, ai nuk dha asnjë provë për korrupsion.

Gjatë marrjes në pyetje, Blinken iu përgjigj me qetësi Zeldin, ndërsa e siguroi atë se do të ishte në gjendje të siguronte provat për korrupsionin e supozuar pas seancës. Megjithatë, çuditërisht, ai tha se nuk do t’i jepte atje. Dhe sigurisht, kjo ishte e gjitha një mashtrim dhe përgjigjet ende nuk kanë dalë në sipërfaqe pavarësisht kërkesave të shumta.

Departamenti i Shtetit u shmang në përgjigjen e tyre fillestare (dhe të vetme) ndaj Zeldin në qershor, në thelb duke argumentuar: “Ne hetuam dhe bëmë gjithçka siç duhet. Departamenti i Shtetit mund të konfirmojë se ka ndjekur procedurat e vendosura për të përcaktuar se ai ishte i përfshirë në korrupsion domethënës në kohë kur ishte zyrtar publik”.

Megjithatë, përsëri nuk dha asnjë provë.

Në gusht, Zeldin u përgjigj duke pyetur se pse po zbatonte saksione tani, pavarësisht largimit të Berishës nga detyra në vitin 2013 gjatë administratës Obama-Biden.

Zeldin kërkoi një përgjigje me shkrim dhe një takim me zyrtarin e Departamentit të Shtetit për të diskutuar në thellësi dhe për të shqyrtuar çdo të dhënë të re për korrupsionin e supozuar dhe procesin që Departamenti përdori. “Kjo çoi në sanksione pas 8 vitesh dhe pas dy administrave presidenciale amerikane”, tha ai.

Është mungesa e përgjigjes ndaj atyre pyetjeve që sollën letrën e fundit të Zeldin.

Dhe sigurisht që ka shumë pyetje për t’u përgjigjiur. Siç dokumenton Matt Palumbo në librin e tij të ardhshëm për George Soros: “Përgjegjës për dhënien e materialeve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës në Departamentin e Shtetit, është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico e cila ka titullin drejtoreshë e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuara nga Soros (tjetri është Universiteti i Europës Qendrore) që ai thotë se “i parashikon si institucione të përhershme”.

Fico dikur ishte e fejuar me kryetarin e PS dhe kryeministrin Edi Rama, por më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës.

Me sa duket, Blinken nuk mund të flasë në emër të askujt tjetër në Departamentin e Shtetit kur bëhet fjalë për lidhjet e tyre me Sorosin, apo edhe me babanë e tij. Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera financuan “Vera dhe Donald Blinken Arkivat e Shoqërisë së Hapur” në Universitetin e Europës Qendrore (CEU, Central European University) të Soros, i cili ruan një koleksion dixhital të dokumenteve historike hungareze. Treshja janë fotografuar edhe bashkë. Në një raport të rrjetit të fondacioneve të Soros nga viti 2002, babai i Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të CEU, i treti pas Soros dhe Aryeh Neier.

Donald Blinken ishte ambasador i SHBA në Hungari nga viti 1994 deri në 1998, pikërisht kur Soros po hapte qendrën atje. Atje, ai dhe gruaja e tij kishin lidhje të ngushta me qeverinë socialiste. Blogu ‘Hungarian Spectrum’ i cili krenohet me Sorosin mes donatorëve të tij, e festoi nominimin e Blinken si Sekretar Shteti pas zgjedhjeve të 2020 sepse “Hungaria nuk do të harrohet në 4 apo ndoshta 8 vitet e ardhshme në Uashington”.

Pasi Blinken u konfirmua si Sekretar Shteti, gazeta hungareze “Magyar Nemzet” e quajti atë “lajm i mirë për George Soros”.

Dhe kjo ngre pyetjen më të madhe nga të gjitha: A po i bën Departamenti i Shtetit i Biden një ofertë Soros? Matt Palumbo ka dokumentuar një sërë skemash të dyshimta që përfshijnë George Soros dhe rrjetet e tij globale, në librin e tij të ri: ‘Njeriu prapa perdes: Brenda rrjetit sekret të George Soros’.

Lajme te ngjashme