Home Aktualitet Akti i ligjvënësit të PS, Alizoti: Nëse ndodhte në Gjermani, deputetit i hiqej imuniteti e shkonte në burg

Akti i ligjvënësit të PS, Alizoti: Nëse ndodhte në Gjermani, deputetit i hiqej imuniteti e shkonte në burg

nga Editor

Nga Tomorr Alizoti

Akti i turpshëm i deputetit të Partisë Socialiste, i cili feston 29 nëntorin me portretin e Enver Hoxhes, nuk është një rast i veçuar. Ai reflekton politikën e ndyrë të këtyre 30 viteve, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet e privilegje, ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e cinizmit të një vendi që nuk ka ditur të dënojë krimet e të respektojë vlerat. Ky akt, ashtu si dhe raste të tjerë para tij, reflekton një politikë që ushqehet nga krimet e së shkuarës. Nesë kjo do të ndodhte në Gjermani, shoqëria do çohej në këmbë dhe deputetit do ti hiqej imuniteti e do shkonte në burg. Është në turpin tonë fakti që lejojmë të ndodhin poshtërsi të tilla.

Lajme te ngjashme