Home Aktualitet Paloka ‘thumbon’ Bashën: Në vend që të jemi në shesh kundër tyre, bëjmë marrëveshje me ta

Paloka ‘thumbon’ Bashën: Në vend që të jemi në shesh kundër tyre, bëjmë marrëveshje me ta

nga Editor

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të bërë nga socialisti Bujar Çela, i cili i uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Hoxha.

Në reagimin e tij në Facebook Paloka shkruan, se askush nuk ka pse habitet me këtë sinqeritet të rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka thumbon edhe Bashën, duke thënë që sot në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

Postimi i Palokës:

Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!

Lajme te ngjashme