Home Aktualitet Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplaset ambulanca “kokë më kokë”! Pacientja ndërron jetë në vend, tre të tjerë…

Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplaset ambulanca “kokë më kokë”! Pacientja ndërron jetë në vend, tre të tjerë…

nga Editor

Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete është shënuar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Rinasit.

Bëhet me dije se në aksid ent është përfshirë një ambulancë dhe një mjet tip “Golf 5”.

Mjetet janë përplasur “kokë më kokë”dhe si pasojë ka humbur jetën pacientja që ndodhej në ambulancë, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.

Siç duket e në foto ambulanca nga përplasja e fortë është bërë copë, ndërsa pacientja që ka humbur jetën është shtetasja Anila Berdaku, 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Lajme te ngjashme