Home Aktualitet ‘E them me krenari, jam si mutacion’/ Iriqi bisedon me Grida Dumën

‘E them me krenari, jam si mutacion’/ Iriqi bisedon me Grida Dumën

nga Editor

Iriqi:– Shumë aktive këto ditë. Pse? 

Duma:– Se na ka rënë bomba “Hiroshima”. Menduam se do e hidhnim lehtë lumin me Berishën.

Iriqi:– Kush ua mbushi mendjen?

Duma:– Rama. Na tha ecni para se nga prapa ua mbështes unë.

Iriqi:– Dhe?

Duma:– Na mbështeti me strategji. Thoni votuesve që po mos na dojë Amerika nuk fitohen zgjedhjet. Ashtu folëm e deri tani s’na i ka varur kush.

Iriqi:- As Kimetja?

Duma:- Kimetja këndon non stop, o Kimete për vete.

Iriqi:– Ndaj je hedhur në sulm ti?

Duma:- Po. Më tha Basha zjarr në çdo tv. Se ti, më tha, je si mutacion që s’të kap asnjë vaksinë. Dmth virus që nuk pyes për pengesa.

Iriqi:- Dhe?

Duma:– Dhe me mendjen e tij dje bëra harakiri te Çani. Broçkullita e fola aq sa m’u djersit dhe gjuha. E pata goxha komente më pas. Mijëra. Ama asnjë në favorin tim. Më grinë me sharje dhe fyerje. Ia thashë Bashës e u zverdh. Ngeli dhe ai pa gjumë. Zgjohet me zile tani. E ve në orën dhjetë dhe më 12, pa gdhirë mirë sipas tij, na vjen në zyrë.

Iriqi:– Po pse nuk e jep dorëheqjen ai?

Duma: E ka dhënë nja dhjetë herë, po i vjen kunati në zyrë dhe ia gris. 

Iriqi:– Ke thënë që nëse është koha të shkatërrohet PD le të vejë në djall. Po ti ç’do bësh?

Duma:- Unë do shkoj e të hidhem te PS-ja. Marr dhe Salianjin. 

Iriqi:- Si kështu?

Duma:- E po a më quajnë mutacion. Pra jetoj si virus. Infektoj majtas dhe djathtas. Plus Rama bashkëpunimin me mua e ka më lehtë. 

Iriqi:– Pse?

Duma:- Po ngaqë ngjaj me Spiropalin, si binjake flasim e shajmë. Një sjellje kemi, veneracion dhe lajka për kryetarët. Ndaj më 12 dhjetor kërcej te Rilindja.

Iriqi:– Nuk do jesh më 18 te Kuvendi… 

Duma:– Te cili Kuvend? Se dhe Gaz Bardhi më tha që më 11 dhjetor do bëjë një xhiro andej nga Pallati i Kongreseve e gjoja turma e shtyn dhe ai papritur e pa kujtuar gjendet brenda në sallë. Madje do shihet dhe duke duartrokitur fort: “Sali Berisha, Sali Berisha!”

Lajme te ngjashme