Home Aktualitet Gruaja humbi gjurmët 2 ditë më parë nga Tirana, familjarët të alarmuar, si i gjetën sot pa jetë në Golem

Gruaja humbi gjurmët 2 ditë më parë nga Tirana, familjarët të alarmuar, si i gjetën sot pa jetë në Golem

nga Editor

Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë në dhomën e një hoteli në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon.

Burime për ABC bëjnë me dije se Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë. Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4  që i është larguar nëna nga shtëpia.

Edhe djali i 60 vjeçarit ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur.

Ka shkuar ne pasdite sot  te shtepia dhe i ka rene derës e se ka hapur dot  dhe ka kerkuar ndihmen  e policise dhe te zjarrfikses dhe ne 17: 45 e kane hapur deren me force policia dhe zjarrfiksja dhe i kane gjetur te dy pa jete, dyshohet se jane asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjte kane ndjere eren  e gazit  dhe dyshohet se mund te kene vdekur mbrëmë.

Lajme te ngjashme