Home Aktualitet Koncepti që Rama çon përpara është ai i oligarkut

Koncepti që Rama çon përpara është ai i oligarkut

nga Editor

Nga Arbër Zaimi

Koncepti që Rama çon përpara është ai i oligarkut. Me oligarkun, sipas Ramës, dhe vetëm me oligarkun, mund të arrihet Bashkimi Kombëtar, ose ai Evropian, ose ai Ballkanik, ç’rëndësi ka. Me oligarkun zhvillohet ekonomia, punësimi, arti, kultura, arsimi e mjedisi.

Oligarku i Ramës i ngjan Fitzcarraldos të Herzogut, i cili për të përmbushur komplekset e veta, donte të ndërtonte një teatër të Operas në xhunglat e Amazonës, ku kishte plantacionet e kauçukut. Kështu edhe Luca, ndërton surrogatë të Kinostudios në një shtet ku s’ka më kinematografi, dhe ndërton salla moderne kinemaje atje ku ka fabrikat e peshkut, larg qyteteve që kanë në fakt nevojë për kinema. Projekte si puna e atyre kinemave, janë thjesht mënyra për të shkatërruar kapitalin e grumbulluar për të fituar edhe më shumë (creative destruction i Schumpeterit plus conspicuous consumption i Weblenit), njësoj si blerja e jahteve superluksoze apo e anijeve kozmike nga trilionerët e botës. Nuk janë investime për të zhvilluar artin apo shkencën, sepse këto të fundit në thelb janë komunitare e jo private.

Rama synon të rekrutojë këdo në botëkuptimin e vet, mundësisht edhe Vetëvendosjen, apo Albin Kurtin. Sigurisht që nuk do t’ia dalë, pavarësisht se Albin Kurtit i duhet të flasë “si diplomat” edhe me Ramën, teksa vazhdimisht e pa u ndalur punon si patriot. Detyrë historike e Albin Kurtit megjithatë nuk është që të polemizojë me Ramën për simbolikat që Rama si organizator i përzgjedh, por është që të dëshmojë se në Kosovë mund të zhvillohet një shtet dhe një ekonomi me tjetër kahje, që ia jep prioritetin shoqërisë e qytetarit, dhe jo oligarkut.

Lajme te ngjashme