Home Aktualitet Emëruan mësues një të dënuar për PEDOFILI/ Kushi heq përgjegjësinë nga vetja: E shkarkuam…

Emëruan mësues një të dënuar për PEDOFILI/ Kushi heq përgjegjësinë nga vetja: E shkarkuam…

nga Editor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka reaguar për skandalin e publikuar në media ku një mëses në Berat edhe pse ishte i dënuar për pedofili dhe ngacmime seksuale të nxëneseve, ishte rikthyer në punë ditët e fundit.

Ministrja Kushi lajmëron se mësuesi është larguar nga puna dhe se ka nisur një hetim që do të gjejë përgjegjësit që kaë firmosur për punësimin e tij.

“Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë. Nuk tolerojmë askënd që cënon mirëqenien e nxënësve!”, shkruan Kushi në reagimin e saj.

REAGIMI I PLOTË I EVIS KUSHIT

Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese.

Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë dhe nuk tolerojmë askënd që cënon mirëqenien e tyre. Ndërkohë, ne në MAS do të rishikojmë menjëherë bazën ligjore dhe nënligjore, për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët tanë.

Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi cdo rast që cënon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj.

Lajme te ngjashme