“Për fëmijët e tu do shkoje në fund të botës”, Hazizaj letër të hapur Ramës: Kthe shqiptarët nga Siria

Read Time:1 Minute, 27 Second

Në një letër të hapur, Hazizaj shkruan se asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar dhe se ata fëmijë ndodhen në Siri kundër dëshirës së tyre.

Drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj i ka kërkuar publikisht kryeministrit Edi Rama që të ktheje në Shqipëri të gjithë shqiptarët që ndodhen në Siri.

Në një letër të hapur, Hazizaj shkruan se asnjë fëmijë nuk ka lindur për të luftuar dhe se ata fëmijë ndodhen në Siri kundër dëshirës së tyre.

Hazizaj shton më tej se Rama si kryeministër dhe si baba i dy fëmijëve do shkonte deri në fund të botës për t’i gjetur ata.

Bazuar në mediatizimin që mori historia e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që ndodhet në Siri, drejtori Ekzekutivi i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, kërkoi që të angazhohet krejtësisht qeveria për të riatdhesuar të gjithë shtetasit e tyre në Shqipëri.

Letra e plotë

Kryeministër, ktheni fëmijët tanë në Shqipëri!

Drejtuar:              z. Edi Rama

                                Kryeministër i Shqipërisë

I nderuar Z. Rama,

Ju drejtohem me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar kthimin urgjent të të gjithë fëmijëve shqiptarë që ndodhen dhe vuajnë në kampet famëkeqe në Siri, në Shqipëri. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, janë rreth 50 fëmijë dhe të mitur shqiptarë që ndodhen prej vitesh ose kanë lindur në kampet famëkeqe të ISIS dhe që jashtë dëshirës së tyre janë bërë pjesë e konfliktit të armatosur në Siri.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post PE voton të enjten rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Next post Mos hapja e negociatave, “Spiegel” analizon: Për Tiranën, vendimi i kuptueshëm. Skenari i “Shqipërisë së Madhe”, Maqedonia drejt të panjohurës nëse…