Home Politike PE voton të enjten rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

PE voton të enjten rezolutën për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

nga Albina Hoxhaj

Parlamenti Europian do të votojë një zgjidhje për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, lidhur me negociatat. Ky vendim u mor nga deputetët në seancën e sotme plenare, pasi ngritën dorën dhe votuan.

Diskutimi për deklaratat e Këshillit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mbyllet me një rezolutë që do të votohet ditën e enjte nga PE-ja”, deklaroi presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Shumica e vendeve anëtare nuk duan të humbin kohë, ndërsa i tremben faktit që mosçelja e negociatave për dy shtetet ballkanike, mund të ndikojë në uljen e besueshmërisë dhe ndikimit të unionit në rajon.

Lajme te ngjashme