Home Aktualitet Basha del në intervistë televizve pas 3 muajsh bunkerizim, bën melankolikun: Dita e përjashtimit të Berishës, dramatike

Basha del në intervistë televizve pas 3 muajsh bunkerizim, bën melankolikun: Dita e përjashtimit të Berishës, dramatike

nga Editor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte, e ka përshkruar si një ditë dramatike vendimin e marrë për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.Ai theksoi se ka qenë një vendim i vështirë për t’u marrë pas bashkëpunimit me të prej shumë vitësh.

“Ndryshe nga Berisha unë nuk kam shkelur dhe as nuk kam ndërmend të shkel mbi arritjet e përbashkëta të cilat kanë qenë për shqiptarët, duke i parë edhe në prizmin që ai na ka vendosur edhe në dritëhijet, dëmet dhe problemet që kemi shkaktuar gjatë qeverisjes sonë, por mos të shohim të djeshmen me sytë e interesit të sotëm”, tha Basha.

“Më 9 shtator unë mora një vendim bazuar në statutin e miratuar në kohën që Berisha ishte. Mund t’ju them sot që ka qenë një ditë dramatike për demokratët dhe për mua personalisht”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se e mori këtë vendim të vështirë për të shmangur koston e demokratëve, nisur nga thirrja e SHBA-së.

“Një marrëdhënie 16-vjeçare qoftë si kreu i PD,  qoftë si bashkëpunëtor me të, askush tjetër nuk ka bashkëpunuar më afër nga të gjithë demokratët dhe për të këtë arsye. Kjo u bë që të shmangte koston e demokratëve.”

Kujtojmë se Lulzim Basha dhe Sali Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit, pasi ky i fundit u përjashtua nga Grupi Parlamentar i PD-së, pasi ishte shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Pas këtij vendimi, Berisha vijon luftën politike me anë të foltoreve të mbajtura me mbështetësit e tij në qytetet e vendit.

Berisha e akuzon Bashën se është marrë peng nga Rama dhe po bashkëpunojnë, gjë që është hedhur poshtë nga kryedemokrati.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!