Home Aktualitet Patronazhistët në zgjedhje/ Debati mes Ramës dhe gazetarëve

Patronazhistët në zgjedhje/ Debati mes Ramës dhe gazetarëve

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku është pyetur për patronazhistët dhe rolin e tyre në zgjedhje.

Rama mohoi që Partia Socialiste të ketë një databazë që përmban kartat ID të qytetarëve dhe tha se databaza e publikuar në media është e manipuluar dhe nuk i përket kësaj partie.

Në studio pati debat mes kryeministrit dhe gazetarëve lidhur me këtë çështje.

Pjesë nga biseda: 

Edi Rama: Nga të gjitha ato që thuhen është pjesa më qesharake, sepse patronazhistët nuk janë shpikje e jona sepse janë pjesë e të gjithë forcave politike, që nga republikanët në Amerikë, apo partitë ne Europë, që janë më shtrirje forcash në territor. Ajo që ne bëjmë, përpiqemi prej kohësh të kemi një makineri elektorale që shtrihen në mënyrë kapilare ne territor. Bëhet radiografi e elektorati duke prekur cdo qelizë, që është votuesi.

Ylli Rakipi: Keni përdorur një databazë nga e-albania, me të dhëna sensitive?

Edi Rama: Nuk kemi përdorur databazë me të dhëna sensitive. Nuk ka lidhje e-albania fare. Është e krijuar prej shumë vitesh dhe pasurohet vit pas viti sepse ndërrojnë banorët dhe lëvizin. Në media dhe debatin publik është folur për një databazë që nuk është databaza jonë, por është fakt i njohur që regjistri i gjendjes civile ka qenë në internet i aksesueshëm deri në momentet kur u hap ky muhabet. Për më tëpër karta jonë e ID nuk është me të dhëna sensitive, siç janë në vende të tjera.

Armand Shkullaku:  Jam dakord që çdo parti ka patronazhistë dhe të kontaktojë njerëz është normale. Ajo që nuk bie dakord me zotin Rama është që të dhënat nuk janë të siguruara nga PS, sepse PS nuk mund të ketë kartat e ID. Që ju këtë kartë ta keni patur në PS është e pamundur. Kjo ka qenë databazë e AKSHI, e aksesueshme nga PS dhe Bashkia e Tiranës. Aty nuk ka patur vetëm kartat e ID, por vendi i punës. Në momentin që doli një gjë e tille, asnjë nga organet e drejtësisë nuk bëri as minimum për të parë dhe verifikuar.

Edi Rama: Kjo është hipotezë nuk është fakt. Hipoteza që janë marrë nga AKSHI nuk bazohet në fakt. Ajo që ka dalë nuk është databazë e PS. Është bërë hetim shumë i thelluar nga Komisioneri i të Dhënave Personale, kanë ardhur në PS, kanë bërë të gjithë punën e tyre sepse kanë detyrimin kushtetues dhe ligjor të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale.

Armand Shkullaku: Unë po them janë marrë nga e-albania.

Edi Rama: Jo nuk është e vërtetë. Ajo është databazaë e manipuluar, sepse PS nuk ka patur kurrë karta ID.

Andi Tela: Nuk ka karta ID por ka numra kontakti. Regjistri i gjendjes civile që thoni është në internet, ka të dhëna deri në vitin 2008. Nga viti 2008 deri në vitin 2021, nuk ka më regjistër online. Aplikacioni që u shpërnda pasi u bë publik investigimi tregoi se persona që ndodheshin edhe jashtë vendit, me numrat e tyre që i kishin dhënë në ambasada dhe konsullata. Një person që ka vënë një numër telefoni pas 5 muajsh dhe rezulton në databazë, është e dhënë që nuk është marrë nga patronazhistët.

Armand Shkullaku: Nuk ka dilemë që është marrë nga AKSHI.

Edi Rama: Nuk ka fakt. Kjo që njerëz jashtë shtetit kanë dhënë numrin në ambasada, ç’lidhje ka me AKSHI? Ata janë jashtë shtetit.

Andi Tela: Kanë aplikuar për pasaportë dhe kanë lënë numrin e telefonit në e-albania.

Edi Rama: Ajo që keni nxjerrë ju është databazë e manipuluar.

Armand Shkullaku: Ne kemi shpikur patronazhistët?

Edi Rama: Është databazë e manipuluar. Patronazhistët janë ata që janë dhe unë jam krenarë për ta. Në databazën tonë nuk ka karta ID. Gjëja më e denjë që mund të bënit, të shkonit në organet e drejtësisë, të dorëzoni bazën e të dhënave që keni përdorur, duket kollaj nëse keni bërë ndërhyrje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!