Home Aktualitet Dosja ‘Berisha’ sipas Blinken/ Përgjigjja që jep DASH për shpalljen non-grata, s’ka prova

Dosja ‘Berisha’ sipas Blinken/ Përgjigjja që jep DASH për shpalljen non-grata, s’ka prova

nga Editor

Emisioni ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv publikon për herë të parë “Dosjen Berisha” sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. 

DASH i ka kthyer përgjigje kongresmenit të New York-ut, Lee Zeldin, pasi ky i fundit disa muaj më parë iu drejtua me anë të një kërkese për të paraqitur provat në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, mbi të cilat u shpall non grata.

Kërkesës së parë DASH nuk iu përgjigj.

Por Zeldin insistoi dhe iu drejtua me një shkresë të dytë sekretarit të shtetit.

Pas letrës së dytë, DASH ka kthyer përgjigje.

Në përgjigjen e DASH që publikon sot Syri.net nuk jepet asnjë provë në ngarkim të liderit historik të PD.

Departamenti Amerikan i Shtetit në emër të Antony Blinken thotë se shkak për shpalljen e Sali Berishës non grata është ‘korrupsioni madhor’.

Por në kushtet e mosdhënies së asnjë dokumenti, DASH sqaron më tej se shkak janë bërë deklaratat retorike të tij të cilat janë interpretuar si shkas për korrupsion dhe indikatorë se Berisha është i gatshëm të mbrojë veten, familjen dhe aleatët e tij në kurriz të hetimeve dhe përpjekjeve anti-korrupsion.

Prova dhe dokumente kuptohet qartë që nuk ekzistojnë, por për Blinken janë të mjaftueshme qëndrimet e shprehura në media apo edhe rrjetet sociale për të të shpallur non grata në SHBA.

Gjithashtu, Blinken pranon sërish se bazë për shpalljen e Berishës non grata janë edhe lajmet apo akuzat e publikuara në media.

Nuk përmendet asnjë çështje konkrete dhe asnjë fakt konkret.

Përgjigjja e DASH për kongresmenin Lee Zeldin
Për sa i përket emërtimit publik të z.Berisha, Departamenti mund të konfirmojë që ka ndjekur procedurat e duhura për të vendosur se ai ka qenë i përfshirë në një sasi korrupsioni domethënëse  në kohën që ishte zyrtar publik. Kjo përfshin një rishikim të detajuar nga të gjitha palët e interesuara të politikave të Departamentit duke përfshirë edhe zyrën rajonale, si edhe rishikimin nga Zyra e Këshilltarit Ligjor të Departamentit.

Për sa i përket arsyes për emërtimin, përfshirja e z. Berisha në një sasi të konsiderueshme korrupsioni gjatë kohës që ai ka qenë në postin e Kryeministrit të Shqipërisë, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike dhe përfshirjen në procesin publik, përdorimin e pushtetit për përfitimet personale dhe për të fuqizuar ekonomikisht bashkëpunëtorët e tij politikë si edhe anëtarët e familjes së tij, në kurriz të mbështetjes së popullit shqiptar në institucionet qeveritare dhe zyrtarët përkatës.

Për më tepër, Sekretari theksoi, deklaratat retorike të z.Berisha tregojnë që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjen e tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve private, përpjekjeve për anti-korrupsion dhe masat llogaridhënëse.

Siç mund ta dini dhe ju, disa nga aktivitetet specifike të korrupsionit të z.Berisha janë publikuar gjerësisht në mediat vendase shqiptare si edhe ato ndërkombëtare, si edhe në burimet mediatike investigative të besueshme.

Image
Image

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!