Home Aktualitet Basha nuk duron kritikën/ E zbulon Andi Bushati: Nuk më pranon në emision!

Basha nuk duron kritikën/ E zbulon Andi Bushati: Nuk më pranon në emision!

nga Editor

Andi Bushati i ftuar në emisionin “Shock” në Euronews Albania, ka deklaruar se nuk e kanë ftuar në Top Channel kur do të shfaqet Lulzim Basha, sepse ky i fundit nuk pranon kritikë në emision.

Gazetarja: Ju do të jeni aty sot? (në emision)

Andi Bushati: Jo nuk jam dhe mendoj se ka qenë zgjedhje e Bashës për të mos pranuar njerëz kritikë.

Mbrëmjen e sotme do të ketë një “përballje” në TV. Kryeministri Edi Rama do të jetë në 20:45 në emisionin “Të Paekspozuarit” përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Armand Shkullaku dhe Andi Tela. Emisioni transmetohet në MCN TV, TPZ.al dhe rrjetet sociale.

Ndërsa kreu i opozitës do të shfaqet në Open përballë Robert Rakipllarit dhe Enton Abilekaj. Edhe pse Bushati është analist i këtij emisioni, siç deklaron edhe vetë, është lënë jashtë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!