Home Aktualitet PS voton kundër propozimeve për fermerët, Kryemadhi: Qeveria vijoi propagandën e lugës bosh

PS voton kundër propozimeve për fermerët, Kryemadhi: Qeveria vijoi propagandën e lugës bosh

nga Editor

Në seancën e sotme në Kuvend, PS-ja votoi me 77 vota buxhetin e 2022, si dhe rrëzoi propozimet e LSI-së. Kryetarja Monika Kryemadhi thotë se pas bëri show në mëngjes, kryeministri Edi Rama votoi kundër fermerëve në Kuvend. Po ashtu ajo shkruan në facebook, se mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar. ”LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit”.

Postimi i plotë

Pasi bëri shown e mëngjesit me ta, gënjeshtari kronik në krye të qeverisë votoi kundër fermerëve sot pasdite në parlament!

Ky ishte një nga propozimet e LSI për buxhetin, që e rrëzuan me arrogancën e kartonave. Amendamenti ynë për zhvillimin rural, i jepte një shans Kryeministrit dhe Ministres që të mbanin fjalën, siç e kanë dhënë me zë e figurë në video.

Sot mazhoranca nuk ka votuar 7.1 miliard mbështetje për fermerin dhe zhvillim rural siç kishin propaganduar.

LSI kërkoi rritje të mbështetjes për bujqësinë, por qeveria vijoi propagandën e lugës bosh. Për saktësim, ndryshe nga ç’mendon qeveria, paga e ministres nuk është mbështetje direkte për fermerët e vendit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=317&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKryemadhiMonika%2Fvideos%2F2051174021727144%2F&show_text=false&width=560&t=0

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!