Home Aktualitet PS dhe PD bashkojnë votat për propozimin e Taulant Ballës në Kuvend

PS dhe PD bashkojnë votat për propozimin e Taulant Ballës në Kuvend

nga Editor

PS dhe PD, bashkuan votat në Kuvend pro amendamentit të propozuar nga Taulant Balla për buxhet shtesë për Komisionin e Posaçëm të Apelimit. Ky amendament u votua me 87 vota pro, 22 kundër dhe 2 abstenim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Balla tha se kërkesa ka ardhur nga vetë KPA, por edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) për të rritur kapacitetet e burimeve njerëzore dhe për të përshpejtuar punën e KPA.

”Edhe nga ana e opozitës që ka pasur disa diskutime që e kanë mbështetur nevojë për të rritur mbështetje buxhetore të këtyre institucioneve dhe për të shkuar tek amendamenti që kam depozituar, ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Në fakt që të jem korrekt ka qenë një kërkesë që ka ardhur edhe nga ONM. Të dyja së bashku kanë kërkuar në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe përshpejtimit nga ana e KPA”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!