Home Aktualitet Shprehja epike/ Demokrati i Kuçovës, Berishës: ‘Çadrën e lirisë’ Basha e ktheu në ‘Çadër të tradhtisë’

Shprehja epike/ Demokrati i Kuçovës, Berishës: ‘Çadrën e lirisë’ Basha e ktheu në ‘Çadër të tradhtisë’

nga Editor

Një nga demokratët e Kuçovëës, Gaz Kokoshi, në fjalën e mbajtur në Foltoren e Sali Berishës, deklaroi se Lulzim Basha e ktheu “Çadrën e lirisë” në “Çadër të tradhtisë”.

Demokrati theksoi se ai dhe të djathtët e Shqipërisë kanë qenë e janë me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

“Ne nga Kuçova rrinim natën në çadër. Ku ishin Ervin Salianji, Gazmend Bardhi e këta? Grida, lëri ata këngë se ka ikur koha. Më ka poshtëruar dhe pushkatuar ajo që sot është nënkryetare, ndrikulla Felaj.

Sa mori pushtetin, tha ti Gaz Kokoshi nuk duhet të punosh, edhe pse i thashë jam djalë punëtor. Doktor, na prij doktor. Do të them një fjalë të Bac Bajramit, delegatët nuk i ka lidhur as krajl e as mbret, veçse njëherë nëna në djep. Përjetësisht me ty Berisha. Unë si Gaz, derisa të vdes, Berisha do thërras dhe PD do thërras”, deklaroi Berisha.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!