Home Aktualitet Dega 7 e PD-së në Tiranë nesër publikon emrat që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

Dega 7 e PD-së në Tiranë nesër publikon emrat që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit

nga Editor

Kryesia e degës 7së PD-së në kryeqytet do të publikojë emrat e atyre që kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas njoftimit të tyre lista e emrave do të publikohet nesër, e premte, nga zyra e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, në prani të mediave.

“Ditën e Premte, ne orën 11:00 dega 7 Tirane do te publikoje emrat e delegateve qe kane firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar dhe qe kane pranuar tu publikohet emri. Lista do te lexohet nga zyra e Z. Paloka. Ftojmë mediat te marrin pjese” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë, një ditë më parë Kryesia e degës 11 të PD në Tiranë mori vendim për pjesëmarrjen në Kuvendin e 11 dhjetorit duke e njohur atë si legjitim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!