Home Aktualitet Berisha për ‘Zërin e Amerikës’: Nuk krijoj forcë të re politike, në 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

Berisha për ‘Zërin e Amerikës’: Nuk krijoj forcë të re politike, në 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

nga Editor

Zëri i Amerikës ka intervistuar ish-kryeministrin Sali Berisha. 

Intervista do të transmetohet në emisionin televiziv “Ditari” duke nisur nga ora 18:00 e kësaj të enjte.

Në këtë intervistë lideri historik i demokratëve përjashton në mënyrë kategorike, krijimin e një force të re politike.

Ai shprehet i bindur se Kuvendi i thirrur prej tij dhe mbështetësve të tij më 11 dhjetor do të shënojë një rithemelim të kësaj partie të cilën synon ta drejtojë sërish.

“Statuti i PD parashikon të drejtën e 1/4 të delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2 mijë, por 4200 të dorëzuara dhe tani po arrin 5 mijë firma, në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe arritjen e mazhorancës. Arritja e mazhorancës e tmerron Bashën, sepse ai e di që aty ai e ka të humbur  dhe ai ka zgjedhur mohimin e firmave. Parti të re? Kurrë. Përkundrazi. Rithemelim i PD, shndërrimi i saj në një opozitë të vërtetë për të cilën ka nevojë jetike vendi“, shprehet Berisha për ‘VOA’-n.

https://video.syri.net/embed/9NojpJn5V8PdXUq

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!