Home Aktualitet Vojo Bregu nxjerr shifrat, pyet Ballën: Si ishte bujqësia nga 2013-2017 kur e drejtonim ne, dhe më pas

Vojo Bregu nxjerr shifrat, pyet Ballën: Si ishte bujqësia nga 2013-2017 kur e drejtonim ne, dhe më pas

nga Editor

Vojo Bregu, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, reagon pas diskutimeve në Parlament për mbështejen ndaj fermerëve dhe sipërfaqen e tokës së ujitur. Bregu i përgjigjet disa shifrave që përmendi socialisti Taulant Balla.

“Më tërhoqën vemendjen shifrat e paraqitura nga z. Taulant Balla, lidhur me investimet për sipërfaqjen e ujitur nga viti 2013 deri në vitin 2021. E mira do të ishte që z. Balla të ndante punën e bërë nga viti 2013 deri në vitin 2017, kohë kur ministria e bujqësisë drejtohej nga LSI, dhe unë kam pasur detyrën e sekretarit të përgjithshëm. Pastaj të deklaronte punën e bërë nga viti 2017 deri në vitin 2021, periudhë kur ministria drejtohet nga PS”, shkruan Bregu.

“Por duke qenë se z. Balla, nuk e paraqiti në këtë mënyrë, jam i detyruar ta paraqes shumë shkurt dhe lehtësisht të kuptueshme.

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2013

100 mijë hektarë

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2017

210 mijë hektarë, pra e rritur me 2.1 herë

Sipërfaqja e ujitshme në vitin 2021

255 mijë hektarë, pra e rritur me 1.2 herë”, vijon zyrtari i LSI.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!