Home Aktualitet Basha uzurpon zyrat e PD në Fier, Kapllanaj: Erdhi grupi nga Tirana

Basha uzurpon zyrat e PD në Fier, Kapllanaj: Erdhi grupi nga Tirana

nga Editor

Lulzim Basha ka nisur hakmarrjen ndaj degëve, delegatët e të cilave kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Sot të dërguar nga Tirana, me urdhër të Bashës dhe Gazmend Bardhit, një grup i posaçëm ka ndërruar bravat e selisë së PD-së në Fier duke lënë jashtë sekretarin e degës, anëtarët e kryesisë dhe drejtuesit e grupseksioneve.

Demokratët e Fierit kanë bërë kallëzim në Polici, ndërsa i komanduari i Bashës, Agon Kapllanaj ka konfirmuar se ky veprim është ndërmarrë nga Tirana.

‘Përsa i përket shqetësimit të zyrave të PD-së Fier dhe nuk e di se nga ka dalë. Me vendim të kryesisë së PDSH-së unë jam komanduar deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj dege.

Zyrën e PD-së dega Fier e kam marrë në dorëzim nga funksionarë të PD-së qendër të cilët kanë ardhur me procesverbal më kanë dhënë çelësat dhe bazën materiale të kësaj zyre. Kam marrë çelësat në dorëzim dhe kjo zyrë është e PD-së së Fierit’, – tha Kapllanaj për mediat.

Veprim i Bashës vjen si hakmarrje, pasi 550 nga 640 delegatë të Fierit kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

https://video.syri.net/embed/QtL9yURiOT741PT

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!