Home Aktualitet Petrit Vasili paraqet në Kuvend një Amendament në Projekt-Buxhetin e vitit 2022 për rimbursimin e barnave

Petrit Vasili paraqet në Kuvend një Amendament në Projekt-Buxhetin e vitit 2022 për rimbursimin e barnave

nga Editor

Nga Petrit Vasili:Sot në Kuvendin e Shqipërisë paraqita një Amendament në Projekt-Buxhetin e vitit 2022 duke kërkuar shtimin e 2 miliard lekë(16.5 milion euro) për rimbursimin e barnave dhe shërbimet mjekësore për të sëmurët me Covid.Vetëm në një muaj nga tetori në nëntor janë rreth 16 raste të reja me Covid sipas vetë shifrave zyrtare.Në 22 muaj pandemi 180 milion euro kanë paguar shqiptarët mga xhepi.Qeveria ka paguar vetëm 320 mijë dollarë për rreth 8 mijë persona nga 200 mijë të infektuar sipas shifrave të qeverisë, por numri real është të paktën 10 herë më i lartë.Amendament i pakundërshtueshëm!Kërkohen pra vetëm 16.5 milion euro për barna dhe shërbime për të sëmurët me Covid, pra shumë më pak se sa vetëm një km rrugë e këtyre që kushton deri 23 milion euro.Po nuk e votuan rilindasit do të thotë se as një sëmundje, që po dërrmon shëndetin dhe paratë e shqiptarëve nuk ju intereson fare përballë urdhërit të Edi Ramës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!