Home Aktualitet Ku ta gjej nje formular?

Ku ta gjej nje formular?

nga Editor

Nga Ylli Dylgjeri.

Ku ndahen formularet per te marre pjese ne Kuvendin e dates 11 Dhjetor?
Ku ndodhe ky formular miq?
Po!
Me duhet nje formular. Me duhet ta mbush me gjeneralitet dhe Vullnet tim te lire. Nuk kam asnje hezitim. Nuk kam asnje medyshje.
Po!
Do ta mbushja menjehere tani po ta gjeja. Do ta mbushja 100 here.
Po!
Do ta mbushja per 1001 arsye. Arsyet?
Jane çdo dite te perjetuara, te shkruara e te komentuara nga njerzit e lire.
Po!
Do ta mbushja jo si naiv. As si militant. As si gazetar i shitur. As si karagjoz, as si avokat, qe te dal te broçkullis te News 24, apo te Open.
Po!
Do ta mbushja kunder te korruptuarve. Do ta mbushja kunder delenxhinjve. Do ta mbushja kunder sahanlepiresve. Do ta mbushja kunder te gjithe legeneve…qe kane si targe binomin Rama & Basha.
Por…sot nuk e mbush dot.
Nuk e mbush se nuk jam antar i PD, nuk jam i zgjedhur i saj.
Jam vetem nje qytetar i lire qe me egerson çdo, shfaqe, çdo fenomen, çdo matrapaz qe shitet e blihet ne keneten Shqiperi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!