Home Aktualitet Meta në takimin me kreun e PDK: Lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare. Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre

Meta në takimin me kreun e PDK: Lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare. Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre

nga Editor

Kreu i Shtetit Ilir Meta është takuar gjatë vizitës në Kosovës edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Meta shprehet se në bisedën e ngrohtë dhe të hapur kanë ndarë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kreu i Shtetit theksoi se lufta e UÇK-së rezultoi e drejtë dhe vendimtare dhe se besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre.

Kënaqësi e madhe të takoja sot, në prag të Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në bisedën e ngrohtë dhe të hapur ndamë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.
Vlerësova kontributin e vyer të PDK për konsolidimin e institucioneve të Kosovës, shtetit ligjor dhe demokracisë, si dhe për vijimin e dialogut me Serbinë, përmes një platforme gjithëpërfshirëse.
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, ndaj ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, deklaron Presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!