Home Aktualitet Meta takim vëllazëror me Haradinaj: Procesi i Berlinit, mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën e përbashkët europiane

Meta takim vëllazëror me Haradinaj: Procesi i Berlinit, mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën e përbashkët europiane

nga Editor

Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj. Presidenti shkruan se kanë ndarë në këtë takim vëllazëror urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe kanë nënvizuar rëndësinë e mëtejshme të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Më tej Meta shkruan se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

POSTIMI I PLOTË

🇦🇱❤️🇽🇰 I lumtur të nisja sot ditën me një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Ndamë urimet më të ngrohta në vigjilje të Ditës së Flamurit Kombëtar dhe nënvizuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve, në dobi të qytetarëve tanë.
Në këtë kuadër, vendosja e lidhjes hekurudhore mes Shqipërisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe me impakt zhvillues për tërë rajonin.
Duke evidentuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha vendeve tona, si element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në Ballkan, theksova se Procesi i Berlinit është një mundësi e shkëlqyer për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët europiane.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!