Home Aktualitet “E ardhmja e Shqipërisë është integrimi europian dhe partnerët tanë strategjikë të pandryshueshëm janë BE dhe SHBA”

“E ardhmja e Shqipërisë është integrimi europian dhe partnerët tanë strategjikë të pandryshueshëm janë BE dhe SHBA”

nga Albina Hoxhaj

Monika Kryemadhi deklaroi se e ardhmja e Shqipërisë është integrimi europian dhe partnerët tanë strategjikë të pandryshueshëm janë BE dhe SHBA.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Nëntë kushtet e Bundestagut Gjerman janë agjenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare.”

“Sot më e rëndësishme është që të gjithë ne, duhet të mendojmë se çfarë do të fitojnë shqiptarët dhe jo çfarë do të fitojë klasa politike. Nuk ka më as protestë dhe as aksion politik për të larguar një palë dhe për të sjellë palën tjetër. Protesta dhe aksioni politik i opozitës është shumë i qartë. Integrimi i Shqipërisë dhe garancia që duan shqiptarët për të qenë anëtarë të BE.
Pse ? Sepse kështu vijnë investitorët e huaj, kështu do të kemi një reformë në drejtësi të pa kapur nga Edi Rama. Investitorët e huaj vijnë kur besojnë tek sistemi i drejtësisë. Kështu do të vijnë vendet e reja të punës. Kështu ne do të mundohemi mos të detyrojmë shqiptarët të largohen nga vendi si emigrantë, por të jetojnë dhe punojnë këtu me të njëjtat rroga që paguhen në “azilet” e BE.”

ShqipëriaShtëpiaJuaj🌹

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!