Home Aktualitet Vijon ‘telenovela’ Tahiri, sot pritet hedhja e shortit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm

Vijon ‘telenovela’ Tahiri, sot pritet hedhja e shortit në Gjykatën e Apelit të Posaçëm

nga Editor

Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshem Saimir Tahiri është rikthyer në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Dosja është dorëzuar në Apel nga Gjykata e Lartë, pas marrjes së vendimit se kjo çështje do  rigjykohet edhe njëhëre tjetër nga togat e zeza të Apeli të Posaçëm.

Këtë të enjte prite që dosja të shortohet, e pasi të caktohen anëtarët që do shqyrtojnë çështjen do vendoset edhe për datën se kur do zhvillohet seanca e parë ndaj Tahirit. Ish ministri u dënua me 5 vite burg nga Shkalla e Parë, vendim i cili u konvertua në 3 vite shërbim prove.

Ndërsa kujtojmë se Apeli e ktheu çështjen për rigjykim në shkallën e parë, me argumentin se kjo gjykatë kishte gabuar në rikualifikimin e akuzës nga “trafik i narkotikëve” në “shpërdorim detyre”.

Akuza këto për të cilat SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg. Ishte ish ministri i brendshëm që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkesë e cila u pranua pjesërisht duke e e kthyer  për rigjykim në Apel, por me trupë tjetër gjyqësore.

Kujtojmë se disa javë më parë Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim këtë çështje me argumentin  se gjatë procesit të gjykimit janë kryer shkelje të rënda proceduriale. Gjithashtu në vendimin e zbardhur Gjykata e Lartë thotë se gjyqtarja Albana Boksi, ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur me atë të ish ministrit, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjesë në gjykim.

Në argumentet e saj, gjykata thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Në vendim theksohet edhe se GJKKO gaboi, pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!