Home Aktualitet Linja e Sorosit për të sulmuar Macronin

Linja e Sorosit për të sulmuar Macronin

nga Editor

Rilindja ka gjetur sërish një grep me ndihmën e disa kanaleve ndërkombëtare për tu kapur pas dështimit të turpshëm në hapjen e negociatave madje ne u bëmë pengesë dhe për Maqedoninë e Veriut e cila detyrat e veta i ka kryer deri në një, e cila zgjidhi një çështje jo thjesht ajo e emrit. U zgjidhën problematika të një sfere politike-sociale-etnike. Ndërkohë që piktori i dështuar i përzuri me ceremoni edhe ata pak investitorë të huaj që kishin mbetur Maqedonia e Veriut për shkak të një kryeministri si Zaev që nuk shoqërohet me kriminelë, nuk kryen trafik droge, nuk e ka bërë Maqedoninë urë që kalon kokaina dhe heroina, nuk vjedh nga mëngjesi në darkë si piktori i dështuar, po vërshojnë miliona dollarë investime për shkak të politikës së favorshme në këtë fushë që po aplikon qeveria Zaev. Por , sërish ne paralizuam Maqedoninë e Veriut, dhe shtete të rëndësishme i thanë “JO” Shqipërisë, pikërisht për krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe ato 9 pikat e famshme të Bundestagut gjerman.
Por, ishte e çuditshme avokatura e Aleks Sorosit i cili na paska zbuluar racizmin anti-shqiptar në favor të rilindjes. Nuk është se nuk ka kanale dhe korridore diplomatike në Bruksel, që për çështje të caktuara të faktorit shqiptar në Ballkan kanë qenë kundër, por këto nuanca dhe kundërshti diplomatike më të qarta dalin kur bëhet fjalë për Kosovën, të cilën Aleks Sorosi, babai i tij dhe shërbëtorët e tyre në Prishtinë dhe Tiranë , jo vetëm që donin ta copëtonin, por ti merrnin edhe Trepçën. Ky patos i madh “pro shqiptar” i Alek Sorosit, jo vtëm që është i dyshimtë pot është edhe i turpshëm kur bëhet fjalë për të mbrojtur një kryeministër të narkoshtetit dhe një sekt të rrezikshëm si rilindja. Megjithatë mirëkuptohet se rilindja është pjellë e tyre në funksion tërësisht të interesave të tyre duke e kthyer Shqipërinë dhe popullin shqiptar në një nga kompanitë e Xhorxh Sorosit.
Devizat shpopullim, kanabizim, varfërim, është deviza e pjellës së Xhorxh Sotrosit, rilindjes, dhe nën udhëheqjen e sektit të Sotrosit në Shqipëri humbëm shansin e Evropës dhe na mbeti memoriali i Erdoganit./ REDAKSIONALE

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!