Home Politike Basha mbledh aleatët në orën 17:00

Basha mbledh aleatët në orën 17:00

nga Editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë aleatët e tij opozitarë në orën 17:00.

Gazetari i Ora News, Everest Dedaj nga selia blu raportoi se prej 10 ditësh PD dhe ish-deputetët e saj janë duke hartuar një platformë për ndryshimin e kodit zgjedhor.

Ai theksoi se gjithashtu strukturat në qarqe janë urdhëruar të rrinë në gatishmëri për nëse do të jetë e nevojshme për t’u rikthyer në protesta masive.

Everest Dedaj: Ka dy linja në selinë blu që po diskutohen. PD dhe ish-deputetët e saj janë angazhuar për më shumë se 10 ditë për të hartuar një platformë të plotë sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor, që përfshin dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, i cili prek një seri ligjesh përfshirë kodin zgjedhor, ligjin e partive politike, por nuk përjashtohet edhe ndërhyrja në kushtetutë, çka do të thotë se PD nuk përjashton mundësinë edhe të prekjes së sistemit zgjedhor.

Degët e PD dhe zyrtarë janë angazhuar në takime intensive në strukturat në rrethe. Urdhri apo porositë janë që degët të qëndrojnë në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme për t’u rikthyer në protesta masive.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!