Aktivistët për mbrojtjen e Teatrit nuk dëgjojnë të heqin parrullën para aktivitetit të Kryeministrit me policinë

Read Time:55 Second

“Monument kulture, mbrohet nga populli”. Kjo është parrulla që aktivistët në mbrojtje të teatrit kanë vendosur përpara Teatrit Kombëtar, aty ku pritet të jetë kryeministri Rama me strukturat e policisë, në aktivitet të hapur.

Organizatorët e protestës për mbrojtjen e Teatrit kanë pasur një debat me policinë, siç thotë Budina.

“Ata na kërkuan që ne të mbulojmë tabelën deri në mbyllje të aktivitetit. Ne u thamë se nuk është detyra jonë ta mbulojmë, por ndërkohë mund të mbulohet me trupat e policëve për të vazhduar aktivitetin kryeministri” tha Budina.

Neritan Licaj, aktor, ndër kryesorët e qendresës për Teatrin prej mëse një viti thotë se Aleanca në mbrojtje të Teatrit ka kohë që ka kërkuar negociata me qeverinë dhe nuk është pranuar prej tyre.

“Tani do jemi këtu ballë për ballë dhe të shohim njëri-tjetrin. Ne nuk jemi për incidente” tha ai.

As policia nuk po lëviz për të hequr aktivistët, dhe as këta të fundit nuk tërhiqen. Ndërkohë para ministrisë së Bredshme janë vendosur karriget për aktivitetin që do të zhvillohet me kryeministrin, në pritje të ardhjes së Ramës dhe fillimit të aktivitetit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post “Shpërthen” pedagogu: Ka deputetë, që po ti nxjerrësh të flasin do lëshojnë xixa si dragonjtë e lashtë!!!
Next post Basha mbledh aleatët në orën 17:00