Vrasje me armë zjarri në Malësinë e Shoshit në Shkodër, ekzekutohet Lazer Arraj

Read Time:34 Second

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në malësinë e Shoshit në qytetin e Shkodrës.  Pak më parë është marrë informacioni në Policinë e Shtetit, se në fshatin Shosh në Dukagjin, është vrarë me armë zjarri një person, i cili siç bëjnë me dije burimet është Lazer Arraj (Pjetrushi), 55 vjeç.

Ai është qëlluar 2 herë me armë zjarri, dhe është gjetur në rrugë i pajetë teksa është qëlluar nga autorët, që janë larguar menjëherë pas krimit.

Të dhënat janë të pakta, për shkak edhe të zonës së thellë ku ka ndodhur ngjarja. Policia është nisur drejt vendngjarjes, ku pritet edhe sqarimi i mëtejshëm i rrethanave ku ka ndodhur vrasja.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur u vra Ardit Gjoklaj, reagon zëdhënësja e PD
Next post Po vinte që të festonte në Tiranë, eskorta e Albin Kurtit përplas makinën e patrullës, Policia: U godit një tjetër