Shtyrja e negociatave, Mogherini kritikon BE-në: Ishte një gabim historik

Read Time:57 Second

Federica Mogherini, Shefja për Politikën e Jashtme të BE, ka reaguar pas vendimit të KE për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e kritikuar këtë qëndrim të unionit.

Në një shkrim në blogun e saj Mogherini shprehet se KE bëri një gabim të madh, por ajo shpreson se shumë shpejt mudn të rregullohet, dhe shton se të dyja vendet kanë bërë përparime të mëdha.

Unë shkruaj pas vendimit të vështirë të Këshillit Evropian: krerët e shteteve dhe qeveritë kanë shtyrë vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, përkundër përparimit të jashtëzakonshëm të arritur nga të dy vendet dhe kundër këshillave të Komisionit Evropian. Ishte shumë më tepër sesa një mundësi e humbur: është një gabim historik, i cili shpresoj se mund të ndryshohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Këshilli gjithashtu ka marrë dy vendime të rëndësishme: miratoi marrëveshjen e re me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian; dhe ajo konfirmoi vendimet që kemi marrë të hënën me Ministrat e Jashtëm për ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në Siri”, shkruan Mogherini.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Maliqi, Ramës: Dorëhiqu urgjent, ose populli do të marrë në dorë fatet e vendit
Next post Basha: Edi Rama, ndryshe nga Zaevi, mban pushtetin në dëm të popullit